Lajme

Abdixhiku: LDK-ja në momentumin më të mirë në dy dekada – jemi të parët pa dyshim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:07 / 7 February 2025

Gara për vendin e parë jo vetëm që është e hapur por edhe gjasat për fitore janë të mëdha, ka thënë kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai në intervistën për Rubikon, tha se partia që e drejton është në momentumin më të mirë që nga zgjedhjet e vitit 2004, sipas asaj që thotë se po shohin në tubimet nëpër komuna.

Abdixhiku madje është i bindur se edhe votat e diasporës do të jenë në favorin e tyre.

“Jemi në momentumin më të mirë në dy dekada. Prej zgjedhjeve të fundit të vitit 2004, këtë percepcion e kemi prej terrenit. Gara për vendin e parë është e hapur, nuk ka asnjë dyshim për vendin e parë e për fitore. Le të themi se gara fillon me 00”.

“Ajo çka di saktësisht është që në mërgatë me shumë gjasë do të jemi të parët, me votat me postë. Unë vazhdimisht e them mos i injoroni ato vota të mërgatës se janë regjistruar 100 mijë, ato e përcaktojnë shumë fatin në Kosovë. Ne pretendojmë, sipas informacioneve që kemi dhe prej punës sonë që kemi bërë se 40 mijë janë anëtarë tanë. Në fillim të javës kemi pas informacione se 47 mijë kanë votuar, numri mundet me qenë edhe më i lartë”, tha Abdixhiku.