Lajme

Abdixhiku: LDK nuk bëhet pjesë e ndonjë qeverie afatshkurtër e të shkohet prapë në zgjedhje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:42 / 14 March 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile.

Në Rubikon të Klan Kosovës Abdixhiku tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtër e pastaj të shkohet në zgjedhje prapë.

”Për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile. Nuk ka asnjë arsye të vetme LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtër dhe që hyn me një konstelacion të ndërlikuar, për të shkuar në zgjedhje në mars. Kështu se bëjmë. S’duhet të bëhet”, tha ai.