Lajme

Abdixhiku lë të hapur mundësinë që deputetët e LDK-së të vendosin individualisht për Vjosa Osmanin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:56 / 22 February 2026

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur në emisionin Debat Plus se LDK-ja ende nuk ka një orientim të përbashkët për votimin e Presidentes Vjosa Osmani, duke lënë të hapur mundësinë që deputetët të vendosin individualisht sipas bindjeve të tyre.

“Ulemi në kryesi dhe shohim vendimmarjen. Dhe kjo është e thjeshtë: votojmë, s’votojmë… Ndoshta vendimi ynë është që t’ia lëmë secilit deputet individualisht të vendosë si të do?” tha Abdixhiku, duke shpjeguar se për disa çështje deputetët e partisë kanë votuar më parë sipas bindjeve personale, por për Presidenten nevojitet ende diskutim për një orientim të përbashkët..

Ai gjithashtu theksoi se roli i Presidentit si balancues është jetik për vendin dhe se qëndrimet individuale nuk pasqyrojnë politikën zyrtare të LDK-së, duke lënë të hapur fleksibilitetin për vendimin përfundimtar.