Lajme

Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:43 / 7 July 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi zyrtarizimin e kandidaturës së Imri Ahmetit për një mandat të dytë në krye të Komunës së Lipjanit.Abdixhiku theksoi angazhimin e pandalur të Imri Ahmetit dhe ekipit të tij për transformimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Lipjanit.

Postimi:

Imri Ahmeti për Lipjanin. ✌️

Sërish. Me besim. Me përvojë. Me përgjegjësi.Sonte, në zyrtarizimin e kandidaturës së njeriut më meritorë për transformimin e Lipjanit, Imri Ahmetit. Misioni vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë vullnet.

Me Imriun dhe LDK-në, Lipjani ka njohur zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe përfaqësim me dinjitet. Pas çdo projekti, pas çdo shkolle, rruge, investimi publik, është angazhimi i një ekipi që nuk ka ndalur kurrë – i udhëhequr nga një kryetar kampion, një mik i pashoq; e një bashkëpunëtorë që të motivon.Sot, Lipjani nuk është thjesht një komunë më shumë. Është një model i qeverisjes së mirë në Kosovë. Model i LDK-së. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ka ndodhur sepse kemi pasur njerëz që dinë, që punojnë, dhe që shërbimin ndaj qytetit e ka parësor.
Prandaj, si gjithëherë, edhe këtë herë,

Imri Ahmeti +4!Me të parën!