Lajme

Abdixhiku me të rinjtë e LDK-së: E ardhmja nuk pritet, por bëhet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:33 / 5 October 2024

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me rininë e partisë në përgatitje e sipër për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kreu i LDK-së ka thënë se 100 të rinj të LDK-së do të qëndrojnë në secilin qytet e shesh për të ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat që të angazhohen në rrugën e LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se drejt të ardhmes s’mund të shkohet pa rininë.

Me të rinjtë e të rejat e Forumit, qëndrova në Rugovë, në përgatitjet finale para nisjes së kampanjës së madhe të vullnetarizmit për Lidhjen dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjithë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!

Kjo lidhje, po nisë me plot pasion e energji, me plot ëndrra të një gjenerate të re që kupton se e ardhmja nuk pritet por bëhet.

Koha ta bëjmë këtë të ardhme!

Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve,. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!