Lajme

Abdixhiku: Motivohem nga Eminemi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:13 / 28 April 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka regjistruar një intervistë pak më ndryshe mbrëmjen e sontme.

Në një paraqitje televizive në T7, i pari i LDK-së ka folur për preferencat muzikore, ndërsa dha edhe detaje shtesë, përcjell lajmi.net.

Ai tha se motivimin në politikë e gjen edhe në këngët e mirënjohura të Eminemit e Aerosmith.

Veç kësaj, Abidxhiku shtoi se edhe vajzat e tij zgjedhin disa këngë të reja dhe i tregojnë.

“Është kënga “Lose Yourself” e Eminemit dhe ajo “Dream on” e Aerosmith. Sidomos ajo pjesa kur fillon “sing with me…”. më motivon shumë. Tash edhe vajzat më zgjedhin disa këngë e ato më tregojnë këngë të reja të cilat i dëgjojnë.Në politikë nuk duhet të jesh emocional. Duhet të jesh pragmatik, analizues. Po ashtu të kesh durim, durim të madh madje. Të ofrosh qetësi dhe të bësh më të mirën”.