Lajme

Abdixhiku në Ratkoc: Arsimi, të rinjtë dhe mirëqenia në fokus

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 25 January 2025

Pas Malishevës, kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, mbajti tubim me banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit.

Para tyre, ai tha se fëmijët tanë duhet të kenë shkollim adekuat dhe se duhet të krijohet perspektivë dhe kushte për të rinjtë tanë, që të mos largohen jashtë vendit.

Abdixhiku, para banorëve të Ratkocit, premtoi rritje të pagave për të gjithë ata që punojnë në sektorin publik. Po ashtu, ai premtoi rritje të pensioneve për pensionistët dhe mbulimin e shpenzimeve për fëmijët e porsalindur.

Në këtë tubim u bë edhe prezantimi i dy kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.