Lajme

Abdixhiku në Viti: “Rruga e Re” është zgjidhja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:56 / 13 February 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Viti.

“Javë e re, takime mobiliziuese të tjera! Aty takova strukturat udhëheqëse të degës sonë; kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, forumet e këshilltarët lokal. Një strukturë sa vitale aq dhe me plot vullnet! Mes bashkëpartiakëve të Lidhjes, shtrova kërkesën për mobilizim partiak gjithënacional; siç dhe parashtrova planet tona për këtë vit zgjedhor”, ka shkruar ai në profilin e tij në ‘Facebook’.

Kreu u LDK-së, ka thënë se teksa po futemi në vitin e katërt të pushtetit popullist, me plot 12 miliardë euro të menaxhuara në vetëm katër vjet.

“Për qytetarët në çdo anë po bëhet gjithnjë më e qartë se shenjat e mëdha, ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë. Sepse zhvillimi nuk është synim. Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në vend të kësaj, ne po udhëhiqemi nga politika të vazhdueshme përplot simbolikë.

“Aso të zhurmshme që marrin vëmendje dy-tre muajshe, por s’japin një ndryshim të vetëm për t’u mbajtur në mend; as në ekonomi, as në infrastrukturë, energjetikë, arsim, shëndetësi, sport apo kulturë. Zero ndryshim!. Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik. Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim!. LDK do të qëndroj në çdo qytet e fshat, për të shpërndarë mesazhin tonë të qartë. Strukturat tona janë gati! Lidhja është gati”, tha ai.