Lajme

Abdixhiku nga Obiliqi premton 5 miliardë euro investime dhe central të ri me gaz

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 20 December 2025

Kandidati i LDK-së për kryeministër thotë se zhvillimi ekonomik nuk duhet të vijë në kurriz të shëndetit dhe mjedisit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur sot tubimin e parë zgjedhor në qytetin e Obiliqit, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet kryesore të programit të tij qeverisës.

Nga Obiliqi, Abdixhiku u ka premtuar qytetarëve 5 miliardë euro investime në sektorë kyç si infrastruktura, energjia, uji, hekurudhat, sporti dhe kultura, si dhe ndërtimin e një centrali të ri me gaz, me qëllim të arritjes së pavarësisë energjetike.

“5 miliardë euro investime në infrastrukturë, energji, ujë, hekurudha, sport dhe kulturë. Centrali i ri me gaz për pavarësi energjetike. Rrugë që lidhin rajonet. Projekte që hapin vende pune”, ka deklaruar Abdixhiku gjatë tubimit.

Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik, sipas LDK-së, nuk mund të realizohet duke cenuar shëndetin e qytetarëve dhe pa respektuar standardet mjedisore. Sipas tij, Obiliqi nuk duhet të trajtohet më si zonë flijimi për interesa politike.

“Zhvillimi nuk mund të ekzistojë pa përgjegjësi sociale. Obiliqi nuk mund të mbetet zonë flijimi për rehati politike. Prandaj programi ynë parasheh investime serioze në energji të pastër, modernizim të kapaciteteve ekzistuese dhe mbrojtje reale të mjedisit”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se projektet e planifikuara synojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Obiliqit dhe gjithë Kosovës.