Lajme

Abdixhiku: Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:51 / 2 November 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është tronditur po ashtu nga dhuna që është ushtruar ndaj një të moshuare e cila ishte dërguar për kujdes, në një shtëpi të pleqve në Pejë.

Abdixhiku apelon që nga ky rast, të zgjohet secili insitucion shtetëror, përcjell klankosova.tv.

”I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune.

Pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kish kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo institucion shtetëror sot.

Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë”.