Ballina

Abdixhiku pas takimit me Jasharajn: Ndalja e pagave është joligjore, s’kemi nevojë për konflikte

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:13 / 2 September 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka pritur në takim kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharin. Abdixhiku ka kërkuar dialog për të tejkaluar situatën e krijuar, shkruan Gazeta Metro.


“Ne kemi nevojë për dialog. Gjëja e fundit që konsiderojmë është penalizimi i fëmijëve” ka thënë Abdixhiku pas takimit.

Jasharaj nga SBASHK e ka kritikuar Qeverinë për situatën e krijuar.

“Qeveria po mundohet ta shtypë zërin sindikal”, ka thënë Jasharaj pas takimit.

Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK’së, Memli Krasniqi.

Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti