Pasi u deklarua për media se do ta ofrojë dorëheqjen në kuvendin e partisë që do të mbahet së shpejti, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Sipas tij, në qoftë se dikush dëshiron marrëveshje me LDK-në duhet ta bisedojë edhe për këtë çështje.
“Ne i kemi 15 vota. Nëse dikush dëshiron t’i ketë, duhet të bisedojë me LDK-në. kur të ulet të bisedojë me LDK-në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interesat e popullit të Kosovës e jo vetëm interesat e një partie politike” – tha Abdixhiku.
Nëse dikush mendon se nuk i duhen votat e LDK-së, le ta kenë fatin e botës dhe ndoshta edhe e zgjedhin presidentin pa votat tona”- shtoi ai.
Pas mbi 5 orë mbledhje, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë të martën në mbrëmje (13.01.2026) se do ta ofrojë dorëheqjen në kuvendin e partisë që do të mbahet së shpejti.
Ai tha se do ta mbajnë mbledhjen e kryesisë në javën e ardhshme.
E më pas, ai tha se përmes votës do të vendoset nëse pranohet dorëheqja e tij.