Lajme

Abdixhiku për ndarjen e 100 eurove: Lëmoshë, që nuk mjafton as për rrymë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:59 / 22 December 2024

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç.

Kështu bëri të ditur sot (e diel) kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha Kurti

Murati nuk tregoi se kur do të mund ta marrin saktësisht këtë pagesë pensionistët dhe fëmijët, por tha se gjatë javës së ardhmes do të punohet për ekzekutimin e tyre.

E pas bërjes publike të këtij vendimi, nuk kanë munguar reagimet e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.