Ballina

Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:03 / 12 August 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e hapur së fundi nëse duhet të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Në një përgjigje për median, Abdixhiku tha se kjo është temë pa relevancë që është prodhuar nga vetë pushtetit për të kamufluar “paaftësinë politike”.

Nuk e kam ndërmend të merrem me tema irrelevante që prodhohen nga vet pushteti për të mbuluar paaftësinë qeverisëse të Kurtit”, tha Abdixhiku.

Ai tha se partia e tij ka tjetërkund vëmendjen.

Për LDK-në, brengë mbetet rritja e alarmante e çmimeve prej 14.2% brenda një viti. Brengë mbetet kriza e madhe energjetike e dimrit dhe mosveprimi i Qeverisë karshi kësaj krize. Brengë mbetet bllokimi investiv i Kosovës dhe mungesa e projekteve kapitale si asnjëherë më parë – janë ministri të tëra me zero përqind realizim. Brengë mbetet neglizhimi alarmant i shëndetësisë e mosfurnizimi i spitaleve tona me barna bazike. Këto janë brengat e qytetarëve tanë dhe këtu do të mbajmë diskursin tonë politik”.