Lajme

Abdixhiku prezanton projektin e stadiumit të ri kombëtar: Arena më moderne në histori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:30 / 22 December 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin që ai ka për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, duke treguar se i njëjti do të jetë investim prej 60 milion eurove, dhe se do të ketë ulëse prej 25-30 mijë.

Abdixhiku ka deklaruar se ky investim do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori.

Postimi i plotë:

Një ndër projektet e prezantuara dje, në takimin me biznese e investitorë potencial, është edhe Stadiumi i ri Kombëtar i Kosovës. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë, në Prishtinë; dhe do të ketë kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.

Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori! ⚽️🇽🇰

Në këtë tempull e arenë futbolli, ëndrrat e sportistëve të rinj, ambasadorëve të ardhshëm të vendit do të prekin realitetin e destinuar kaherë. Dhe aty, Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë!

Bëhu ndryshimi! ✌️

Koha për një politikë që fjalët e thata i zëvendëson me investime që na bëjnë vet të ardhmen tonë!