Kreu i LDK-së thotë se partia e tij performon më mirë në zgjedhjet lokale dhe se në balotazh mposhti si VV-në ashtu edhe PDK-në
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se LDK e ka fituar e vetme Komunën e Prishtina, duke mohuar çdo pretendim për ndihmë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në emisionin Debat Plus, Abdixhiku tha se LDK tradicionalisht performon më mirë në zgjedhjet lokale sesa në ato kombëtare, duke theksuar se në raundin e dytë në Prishtinë ka mposhtur si Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe PDK-në.
“Mos e reduktoni fitoren tonë duke thënë se i përket një partie tjetër. Hiç, vetë e kemi fitu. Përparim Rama e fitoi Prishtinën me ekipin e vet, me vizionin e vet dhe me LDK-në dhe qytetarët e lirë. Vota në raundin e dytë është ndarë, por nuk ka ardhur nga një parti tjetër, përndryshe do të duhej të vinin 20 mijë vota, sa ka pasur ajo parti”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se në atë garë të gjitha partitë kanë qenë kundër LDK-së, por pavarësisht kësaj, sipas tij, qytetarët e Prishtinës i kanë dhënë besimin kandidatit të saj.