Në emisionin Radar me Edita Dolin në RTV Dukagjini, i pari i LDK-së fillimisht u befasua nga video-mesazhi i vajzës së tij, për të vazhduar pastaj bisedën me pasionet e tij dhe lidhja e veçantë me klubin italian, Milanin.
Letërsia, filmi e futbolli duket se janë pjesë të pandashme e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Në pjesën tjetër të emisionit kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, foli edhe për politikën dhe rrugën që ka zgjedhur ai të bëjë atë. Ai tha se nuk mund të bëhen bashkë e mira dhe e gabuara, por duhet të ketë një rrugë përpara dhe se Kosova duhet ta kthehet drejtë rrugë së re.
Abdixhiku tha qeveria aktuale e Kosovës nuk është duke menduar për të ardhmen.
“Kosova është vend i vogël për të mos qenë vend i mirë. Spitalet, shkollat, rrugët të gjitha janë në gjendje të keqe. Nuk kemi politikë që mendon për të ardhmen. Na duhet ta kthejmë Kosovën politikën në ‘Rrugën e Re’” tha Abdixhiku.
I pyetur se me çfarë note e voton punën e qeverisë, Abdixhiku tha se kjo qeveri nuk mund të ketë notë kaluese.
“Për këtë qeveri edhe nota 2 është shumë e lartë. Kjo qeveri ka polarizuar vendin, ka ndarë njerëzit.
“Nuk kemi reaguar në fillim të qeverisjes për të parë qytetarët që kjo rrugë e qeverisë nuk sjell ndryshim”, tha Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut Kosova është duke humbur shumë, sidomos në aspektin ndërkombëtar.
“E drejta jonë nuk është mjaftueshme pa ndihmën e aleatëve. Nuk mund t’i thuash Evropës tigër prej letre”, tha Abdixhiku duke folur për sanksionet që iu kanë bërë Kosovës.
Sipas tij, si pasojë e sulmeve të qeverisë ndaj gazetarëve dhe shoqërisë, është krijuar pasiguri.
“Shoqëria dhe demokracia në Kosovës edhe duke u atakuar vazhdimisht. Një shoqëri që duhet me tutë prej shtetit, kjo është gjë e keqe”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se LDK është rikthyer në zgjedhjet e fundit lokale dhe se me fitimin e 9 komunave, përfshirë edhe kryeqytetin, e kishte vërejtur potencialin dhe rritjen e partisë.