Lajme

Abdixhiku: Qeveria Kurti tërësisht e paaftë dhe me afera korruptive

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:49 / 14 January 2023

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria Kurti ka qenë tërësisht e paaftë në këto dy vite qeverisje.

Ai rendit, siç thotë, dështimet në secilin dikaster qeverisës, derisa shton se rezultatet e ndryshimit nuk janë as në horizont.

Abdixhiku: Qeveria Kurti tërësisht e paaftë

“Është qeveri tërësisht e paaftë. Në menaxhimin e brendshëm është tërësisht e paaftë sepse për dy vite mjaftueshëm njeriu sheh potencialet dhe kapacitetet e një rezultati qeverisës dhe sheh rezultatet e para të ndryshimit. Po të marrësh secilën fushë gjendja është shumë më keq sesa ka qenë dhe nuk është bërë ndonjë përparim në drejtim të duhur. Investimet kapitale janë inegzistente, s’ka rrugë të reja, fabrika të reja dhe investime për dy vite të tëra. Janë premtuar 160 çerdhe, ndërsa janë ndërtuar vetëm dy sosh për dy vite. Është premtuar ndryshim rrënjësor në shëndetësi, sot kemi situatën më të rëndi ndonjëherë me mungesë të barnave të listës esenciale. Lista e pritjeve për pacientë është deri në fund të vitit 2023. S’ka pas ministër për 79 ditë, as ministër nuk kanë arritur të bëjnë në këtë drejtim. Në arsim nuk ka ndonjë reformë substanciale të ndryshueshme të matshme. Në krizën energjetike kemi parë se ka mungese të energjisë elektrike dhe gjatë verës, kapacitetet e reja nuk janë ndërtuar”, thotë ai.