Lajme

Abdixhiku reagon pas raportimit për gruan e tij: Grupet parapolitike u aktivizuan me shpifje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:34 / 23 February 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj, siç i cilëson ai, shpifjeve dhe sulmeve parapolitike të drejtuara ndaj familjes së tij, konkretisht bashkëshortes së tij, Albina.

Në një reagim publik, Abdixhiku ka deklaruar se në ditë zhvillimesh me interes kombëtar aktivizohen grupe parapolitike që, sipas tij, përmes rrjeteve të lidhura me shantazh dhe presion, nuk hezitojnë të përfshijnë edhe anëtarë të familjeve të politikanëve.

“Sot, kanë përfshirë edhe bashkëshorten time, Albinën, me pretendime të pavërteta për ‘përfitime politike’ e ‘tregti me energji elektrike’. Sa lehtë shpifet këndej!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku bëri të ditur se bashkëshortja e tij, të cilën e cilëson si zonjë të pavarur dhe profesionale, e ka njoftuar se do të ngrejë padi gjyqësore ndaj shpifësve. Ai tha se e mbështet plotësisht në këtë betejë, duke kërkuar njëkohësisht ndjesë që për shkak të angazhimit të tij politik, ajo dhe familja e saj po përballen me gjuhë urrejtjeje dhe baltosjeje.

Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, çdo mjet i fituar nga kjo betejë gjyqësore do të dedikohet për një kauzë fisnike në Kosovë.