10:03 / 30 April 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berishën, të cilit i ka uruar suksese në zgjedhjet e majit.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me Sali Berishën janë takuar në Kongresin e EPP-së në Spanjë.
“Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë. I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike”, ka shkruar Abdixhiku
“Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, ka shkruar kreu i LDK-së.