Lajme

Abdixhiku takon përfaqësuesit e medieve: Raportimi i lirë zë vend qenësor në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:49 / 29 December 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar përfaqësues të mediave, opinionistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, të mërkurën mbrëma.

Abdixhiku ka thënë se, si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë.

“Sonte, organizuam ndejën e fundvitit me media, gazetarë, opinionistë e anëtarë të shoqërisë civile. I falënderova për punën dhe përkushtimin gjatë këtij viti në ndërtimin e një shoqërie demokratike, për të cilën vendi ynë ka aq shumë nevojë. Bindjet e orientimet tona bëhen të parëndësishme në këtë rrugëtim gjithëshoqëror. Si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë. Gëzuar, e punë të mbarë në vitin e ri!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.