Lajme

Abdixhiku: Të hetohet nëse paratë e Berishajt janë përdorur për fushatën e LVV-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:52 / 14 January 2023

Abdixhiku, përmend, siç e quan ai, aferën korruptive të ambasadorit Martin Berishaj.

Ai kërkon hetime të plota ndaj tij dhe ndërlidhjen me financimin e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka afera të shumta që po shpërfaqen ditëve të fundit. Më e rëndësishme dhe më me bujë është kjo e ambasadorit Martin Berishaj, i cili duket qartë prej raportimeve dhe fakteve se ka tërhequr 1 milion euro në llogari bankare në Prishtinë. Pra një njeri, ambasador i Kosovës ka tërhequr para kesh të gatshme në Prishtinë, të transferuara prej GEN I të Beogradit dhe në anën tjetër ke të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë që japin mbrojtje këtij ambasadori dhe besojnë në pafajësinë e tij… Përveç që ka qenë anëtar kryesie i LVV-së dhe ka qenë i afërt me kryeministrin Kurti, mbrojtja bllanko që i bëhet përkundër faktit se janë 1 milion euro të transferuara në Prishtinë të jep një përshtypje se ka diçka më tepër. Prandaj unë e mbështesë hetimin e Prokurorisë Speciale për shpëlarje të parasë, evazion fiskal, por kërkoj të njëjtën kohë që të bëhen hetime që këto para janë përdorur për të financim fushate. Ky është pretendimi i burimit të lajmit. Për këtë gjë ne do të kemi edhe seancë në Kuvend, pasi kemi pasur një Komision dhe tani me faktet dhe deklarimet që janë bërë në Komision, shihet se ka shpërputhje të mëdha mes të vërtetës dhe deklarimeve fjalë. Në anën tjetër, shumica, LVV ka bojkotuar mbledhjen finale të komisionit hetimor. Ka një investim të pushtetit për të mbrojtur një rast korruptiv”, shton ai.