Lajme

Abdixhiku u konfirmua kryetar, Ukë Rugova: Është Kuvend i unitetit të madh të LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:10 / 1 February 2026

Djali i ish-presidentit historik thotë se fokusi i radhës është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe krijimi sa më i shpejtë i institucioneve.

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka vlerësuar se Kuvendi i sotëm i partisë, në të cilin Lumir Abdixhiku u konfirmua kryetar, ka sjellë më shumë unitet brenda strukturave të LDK-së.

Në një deklaratë për Reporteri.net, Rugova tha se ky proces forcon bashkëpunimin e brendshëm dhe e orienton partinë drejt angazhimeve konkrete për qytetarët.

Sipas tij, pas konsolidimit të brendshëm, prioritet i LDK-së do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe funksionalizimi i institucioneve të vendit.

“Është një Kuvend që prodhon unitet më të madh brenda Lidhjes Demokratike. Është radha që të punojmë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe të angazhohemi që sa më shpejt të krijohen institucionet”, tha Rugova.