PDK është partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë.
• Lëvizja Ilegale e shtrirë në disa dekada në Jugosllavi me qindra mijëra aktivistë gjeneratave të ndryshme të organizuar me gatishmërinë për flijim, me qëllimin në përmbajtje për tu pavarësuar nga Serbia dhe Jugosllavia, por edhe për tu bashkuar me Shqipërinë.
• Themelimi i UÇK-së si përgjigje e dinjietshme ndaj dhunës gjenocidale të Serbisë. Me UÇK-n u arrit edhe një herë, uesternizimi i vullnetit politik të Kosovës për pavarësi, por tani në mënyrën e saj më të ndershme dhe më të lartë – me pushkë në dorë.
• Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, shtetndërtimi i mundimshëm deri te demokratizimi i fuqishëm.
• Qëndrimi në pushtet pas luftës më e gjata për nga koha e legjitimuar ndonjëherë me votën e lirë të qytetarëve.
• Ndërtimi dhe zhvillim brenda kësaj periudhe – më të mëdhatë që ka përjetuar ndonjëherë Kosova.
- Të gjitha këto vlera e koncepte, punë e sakrifica, ndryshime e zhvillime i kanë bërë – më së shumti, mbi të gjitha e parasegjithash, njerëzit që kanë qenë dhe janë themelues, aktivistë dhe bartës të punës dhe përgjegjësive, për shumë dekada, e që unifikohen sot në një emër të përbashkët – PDK.
Poshtë populizmi