Lajme

Abdullahu: PDK e gatshme për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:22 / 17 November 2022

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për të ofruar alternativë që Kosova të shpëtojë, nga kjo situatë e krijuar së fundi.

Sipas Abdullahut, alternativë e vetme për ta shpëtuar Kosovën është PDK-ja, në krye me kryetarin e saj, Memli Krasniqin.

“Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke përgatitur për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga kjo situatë, ku po e dërgon kjo Qeveri. Ne jemi të bindur se është PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, alternativë kryesore e këtij vendi “, tha ai në Tëvë1.