Lajme

Abdullahu: Qeveria Kurti ka pasur qasje sharlatane për veriun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:23 / 13 April 2023

Faton Abdullahu, zëdhënësi i PDK-së, ka thënë se për situatën aktuale në veri fajtore është Qeveria Kurti.

Abdullahu duke folur për situatën në këtë pjesë të vendit për gjatë viteve ka thënë se pavarësisht se sa është bërë në të kaluarën dhe a është mundur të bëhet më shumë, për situatën aktuale, ku sipas tij institucionet e Kosovës në atë pjesë janë pothuajse jo funksionale, është rezultat i arrogancës së Qeverisë.

Abdullahu në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1, ka thënë se situata erdhi si rezultat i mosdëgjimit të SHBA-së për çështjen e targave.“Kjo Qeveri e ka fajin se pse sot veriu është i zhveshur institucionalisht nga Kosova, thjeshtë institucionet gati nuk funksionojnë atje. Kjo Qeveri me atë qasje sharlatane që ka pasur ku i thotë miku më i dëshmuar (SHBA) prit edhe dhjetë muaj mos u ngut dhe me atë arrogancë thotë jo, fillon e mbrapshta. Qeveria Kurti ka qenë më qasje sharlatane”, ka thënë zyrtari i PDK-së.