Lajme

Abdullahu: Qeveria po e kundërshton tërheqjen e Trustit vetëm që meritat mos t’i mbesin PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:03 / 26 May 2022

Tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti është nismë e kahershme e PDK-së, kështu ka theksuar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu.

Abdullahu në emisionin “Ditari”  ka thënë se kjo nismë po kundërshtohet nga Qeveria për shkak të inateve politike.

Sipas tij tërheqja e mjeteve duhet të bëhet menjëherë sepse, vendi është në krizë të madhe e sipas tij, qytetarët kanë vullnet për një gjë të tillë.

“Thjeshtë po pajtohemi se ka një krizë të madhe kemi ngritje të çmimeve atëherë t’u ndihmohet qytetarëve dhe rruga më e mirë që ne si PDK konsiderojmë që tani mund të bëhet është kjo, atëherë pse mos të tërhiqen këto para. Duhet të tërhiqen tash në shpresojmë që në të ardhmen e afërt gjendja do të përmirësohet prandaj çdo pretendim se do të ketë vështirësi në të ardhmen nuk është i qëndrueshëm”, tha ai.

Abdullahu në emisionin “ Ditari” tha mes tjerash se kundërshtimi për tërheqjen e mjeteve nga Qeveria po ndodh vetëm për shkak që merita të mos i mbetet PDK-së.

“Sigurisht se mund të ketë edhe inate politike sepse…  thënë kushtimisht si e përdorin ndonjëherë disa “mashallahi” me ju mbetë juve të PDK-së. Atëherë nuk po e bëjmë, dhe kjo është e keqe ne nuk heqim dorë nga do të mundohemi me çdo kusht të gjejmë  mënyra për ta bërë një gjë të tillë sa më shpejtë”, tha ai.

Kurse sot është mbajtur protesta e cila është paralajmëruar nga qytetarët e Kosovës të cilët janë pro tërheqjes së parave nga Trusti.

Descoperiți cele mai bune sfaturi și trucuri pentru viața de zi cu zi, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Aici veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă îmbunătăți viața și a vă bucura de preparate delicioase și cultură sănătoasă pentru grădină. Cum să înlocuiești sarea din dieta zilnică: Programul în care Cum limitele personale întăresc căsniciile: impactul De ce trebuie să păstrați merele izolate în frigider: reguli Cum să gătești Descoperiți cele mai bune secrete pentru gătit și trucuri utile în bucătărie, împreună cu sfaturi practice pentru grădinărit și creșterea plantelor în propria grădină. Aici veți găsi articole interesante despre cum să vă bucurați de o viață sănătoasă și creativă, împreună cu o serie de rețete delicioase și sfaturi practice pentru a vă îmbunătăți abilitățile culinare și aptitudinile pentru grădinărit. Vă invităm să explorați și să descoperiți secretele pentru a vă bucura de o viață mai bună și mai plină de satisfacții!