Ballina

Abelard Tahiri :“Edhe 100 vjet me jau dhanë Zoti ymër, ju si na s’muni mu ba kurrë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:58 / 29 July 2022

Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Harmonizimin e Çmimit të Barnave, të propozuar nga PDK.

Gjithçka nisi kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, replikoi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, i cili paraprakisht akuzoi se projekltigji është sjellë për interesa të caktuara të grupeve të ndryshme që janë të përfshira në shitjen e barnave.
E Tahiri nxiti të qeshura me një fjali me të cilën iu drejtua VV-së.

“Edhe 100 vjet me jau dhanë zoti ymer, ju si na s’muni mu ba kurrë”, tha Tahiri.
“Nuk o lehtë po thu a? – iu kundërpërgjigj Konjufca.