1:56 / 11 May 2025
Analisti Enton Abilekaj në një intervistë për Syri Tv thotë se opozita dhe aktivistët po luftojnë me të fortët me të cilët po bashkëpunon PS dhe kjo është shenjë që vërteton se qytetarët nuk pranojnë deformimin e votës.
“Ka shumë komisionerë të opozitës e aktivistë që po përballen edhe me të fortët por dhe me administratën e segmente të tjera të shtetit që janë vënë në funksion të partisë për të manipuluar zgjedhjet. Kjo është e përhapur në të gjithë Shqipërinë dhe është mesazh se njerëzit nuk pranojnë që vota të deformohet”
“.. Çdo veprim që ka bërë SPAK me task forcë ka qenë në shërbim të Edi Ramës” tha Abilekaj.