Lajme

Abrashi: Askush s’ka forcë t’i rrezikojë ushtarët amerikanë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:50 / 14 August 2024

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se nëse në këtë fazë hapet ura e Ibrit, atëherë mund të rrezikohen ushtarët amerikanë

Abrashi në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, askush nuk ka forcë t’i rrezikojë ushtarët amerikan.

Por, sipas tij hapja e urës së Ibrit është kusht për normalizim siguri dhe stabilitet në Kosovë.

“Nuk besoj se dikush ka forcën, brenda ose jashtë Kosovës t’i rrezikojë ushtarët amerikan. Hapja e urës është imperativ i kohës. Është kusht për normalizim, siguri dhe stabilitet në Kosovë. Kjo falë vendosmërisë së Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit”, tha Abrashi.