Lajme

Abrashi i VV-së e bën Kurtin babadimër: E ka lëshu dorën BABA-dimri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:13 / 13 December 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, duket se është gëzuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.

Për këtë, në llogarinë e tij në Facebook Abrashi ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit Albin Kurti.

E veçanta e kësaj fotografie është se kryeministrit i është vendosur një kapelë të babadimrit me disa dhurata në prapavijë.

“Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”, është përshkrimi i fotografisë.