1:43 / 9 December 2022
Deputeti i LV-së, Artan Abrashi, ka dënuar sulmet në veri kundër policisë në veri të vendit.
Në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se këto sulme janë terroriste, të cilat po mbështeten nga Serbia.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet ndaj këtyre sulmeve.
Deputeti i LV-së ka kërkuar unitet nga gjithë spektri politik në raport me gjendje në veri.
“Deputetë duhet të jemi të bashkuar për t’i dënuar këto sulme. Nuk duhet të dorëzohet Kosova, nuk duhet të dorëzohet veriu. Kush qëndron fiton. Qëndresa e institucioneve tona tashmë është imperativ i kohës”, ka thënë Abrashi.
Deputeti i LV-së, policit të plagosur dje në veri i ka dëshiruar shërim të shpejt.