Lajme

Abrashi: PDK-ja nuk e ka braktisur ende vra.sjen si mjet ndaj rivalëve politikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:13 / 30 August 2023

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së Faton Klinakut, i cili ka thënë se më parë e vret Albin Kurtin se sa e lëshon Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi është shprehur se Klinaku ka qenë gjithmonë konsistent.

Ai ka thënë se Klinaku vepron vazhdimisht në koordinim me agjendën politike të PDK-së.

“OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegja e kulluar e PDK-së, instikti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur”, ka shkruar Abrashi.

Tutje, deputeti u shpreh se fakti që Klinaku ka përmendur fjalën vrasje për të ilustruar një mendim do të thotë shumë, dhe se është dëshmi se PDK në regjistrin e saj ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet.