Lajme

Adri dhe Iliriana publikojnë fotografi nga dasma: Faleminderit për dashurinë që na dhuruat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:05 / 14 October 2024

Ish banorët e Big Brother Vip Kosova 2, Adri dhe Iliriana kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë ditën e djeshme.

Ata organizuan një ceremoni të mrekullueshme.

Të ftuar në dasmë kanë qenë miqtë e ngushtë të tyre, familjarë e shumë fytyra publike.

Nuk munguan as ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother, ku ishte edhe vetë çifti.

Ata kanë ndarë disa pamje nga ceremonia e tyre.

“Faleminderit për dashurinë që na dhuruat mbrëmë”, thuhet në postim.

Disa nga artistët që interpretuan ishin: Burak Vehapi, Sabri Fejzullahu, Eli Malaj e Robert Berisha.