10:02 / 19 January 2026
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur dyshime mbi besueshmërinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pas vendimit të KQZ-së për rinumërim të të gjitha votave, raporton GazetaBlic.
Ai pyet nëse rinumërimi mjafton për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe thekson se nëse vjedhjet janë të përhapura, vetëm përsëritja e zgjedhjeve mund të sjellë drejtësi dhe besueshmëri në rezultatet e votimit.