Lajme

Aeroplani në të cilin ndodhej Luiz Ejlli hasi në probleme! Kjo është gjendja e tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:10 / 25 March 2024

Një eksperiencë e frikshme ishte ajo që Luiz Ejlli dhe të gjithë ata që kanë qenë në avion me të kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme.

Luizi tregoi se të gjithë përjetuan panik kur avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave.

Si pasojë e situatës emergjente avioni u detyrua që të bënte ulje nën Shkup.

“Mbrëmë kam parë hata me sy, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin, o Zot faleminderit.

Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë.

U ul në Shkup”, tregon Luizi përmes një videoje në rrjetet sociale.

Shiko videon: