Lajme

Agim Aliu rrezikon ta përjashtojë nga partia Memli Krasniqi pasi e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: Ai është aset i PDK’së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:35 / 13 October 2025

Kryetari i sapozgjedhur i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur pas fitores së tij në zgjedhjet lokale, ku për herë të tretë me radhë ka marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën.

Në një intervistë për emisionin Kosova Live në T7, Aliu është shprehur mirënjohës për përkrahjen që ka marrë nga ferizajasit, duke thënë se besimi i tyre është përgjegjësi e madhe që e obligon për edhe katër vite pune e përkushtim.

Ndër të tjera, Agim Aliu ka uruar edhe Ramiz Lladrovcit në Drenas, të cilit i ka uruar fitoren.

“Ja uroj fitoren dhe i dëshiroj shumë suksese…”, tha Aliu.