9:48 / 24 April 2023
Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në 4 komunat veriore është një fitore e Qeverisë dhe shtetit të Kosovës sepse ato kanë qenë demokratike.
Sipas tij institucionet tona kanë krijuar kushte për votime në veri.
“Dalja në zgjedhje nuk më ka pëlqyer fare por ajo është pasojë e politikës së Beogradit”, ka thënë Bahtiri.
Sipas tij kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e djeshme do të jenë kryetar legjitim dhe nëse i çertifikon KQZ-ja ata do të jenë kryetar të atyre komunave.
“Me këto zgjedhje Listës Serbe i është humbur legjitimiteti”, ka thënë Bahtiri.