6:45 / 3 May 2022
Mesazhi është për qeveritarët, andaj edhe fjalimi u mbajt afër objektit ku ata punojnë.
Kështu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zgjodhi ta shënoj Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, njofton Klan Kosova.
“Sulmet e vazhdueshme dhe të orkestruara nga pushtetit aktual shpeshherë të bëra me gjuhe politikisht në rregull, janë duke degraduar profesionin e gazetarit si asnjëherë më parë”, deklaroi kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.
Përmes deklaratës me moton, ‘Mediat nuk janë armiku’, AGK-ja renditi disa kërkesa.