Lajme

Ahmeti me informacione ekskluzive: Më 14 ose më 21 dhjetor, zgjedhjet e jashtëzakonshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:01 / 23 October 2025

Moderatori dhe themeluesi i Medias 10, Arben Ahmeti në emisionin “Adresa”, ka dhënë një lajm ekskluziv për degjuesit.

Ahmeti e bëri hapjen e emisionit me lajmin se cilat janë datat për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai tha se data 14 dhe 21 dhjetor janë dy të diele, që mendohet se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se në njërës nga këto dy të diele, qytetarët e Republikës së Kosovës, sipas të gjitha gjasave do t’i drejtophen sërish kutive të votimit, për të dhënë votën e tyre për zgjedhjet nacionale.

“Sipas informacioneve që kemi, të gjitha skenarët qojnë tek këto dy data, këto dy të diele të mesit të dhjetorit si të diele kur mund të realizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha tutje Ahmeti.