Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur për Bashkimin Evropian dhe stabilitetin në rajon.
“Bashkimi Evropian, iniciativa e parë ka qenë për tu sofistikuar qëllimi, janë bashkuar korporatat e qymyr-gurit dhe çelikut, dhe nga korporatat e energjetikës së qymyr-gurit dhe çelikut buroi Bashkimi Evropian që ne sot të gjithë po angazhohemi të jemi pjesë e këtij Bashkimi”, tha Ahmeti për Klan Kosovën.
Ai e ka parë pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje për stabilitet dhe siguri në rajon.
“Kështu që pa një pajtim shqiptaro-serb është i lënduar stabiliteti dhe siguria jo vetëm në Kosovë dhe në Serbi por edhe më gjerë”, ka thënë ai.
Më tutje Ahmeti theksoi disa hapa se si do të arrihej ky pajtim.
“Duhet përfundimisht që Serbia ta njohë Kosovën si shtet, Kosova duhet ta zë vendin e merituar në të gjitha institucionet ndërkombëtare, në Organizatën e Kombeve të Bashkuar, të mos ketë pengesa, të njihet nga vendet e BE-së”