Lajme

Ahmeti: Situata e djeshme – në favor të Vuçiqit në bisedime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:52 / 7 November 2022

Komentatori politik, Arben Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dorëheqjes së komunitetit serb nga Institucionet e Republikës së Kosovës, vendim ky që erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ahmeti në Politiko, ka thënë se nuk duhet të lejohet që të tensionohet situata në veri të Kosovës, transmeton Gazeta10.


“Situata aktuale në veri, e kthen veriun nën menaxhimin e rezolutës 1244, si rezultat politik, kjo mund të çoj në ndarje, ose menaxhim të ri për veriun në të ardhmen. Por, praktikisht nëse dikush ka fituar nga situata në terren pas zhvillimeve të djeshme, është pikërisht Vuçiqi, nëse flasim për pozicionim të palëve në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ai ndër të tjera.