Lajme

Alarmon Sheholli: Serbia po armatos qytetarët e saj në veri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:19 / 16 November 2022

‘Serbia po armatos qytetarët e saj në komunat veriore të Kosovës’, kështu po deklaron Fatmir Sheholli nga Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.


Ai po e konsideron se situata e sigurisë në veri nuk ka qenë më e tensionuar që nga pas lufta, madje as në 2004.

Sheholli thekson se vendimi i Qeverisë ka thelluar tensionet, për me tepër po mungon edhe dialogu me komunitetin serb.


Ai vlerëson se Kryeministri Albin Kurti duhet të dëgjojë rekomandimet e propozuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian në lidhje me shtyrjen e afatit për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat.


I pyetur se si duhet të krijohet Asocicacioni i Komuniave me Shumicë Serbe, duke u bazuar në marrëveshjen e 2015 apo versioneve të reja të planit franko-gjerman? – Sheholli thekson se kjo bashkësi duhet të bëhet vetëm si e parasheh Kushtetua e Kosovës.