Lajme

Albin Kurti: Arsyeja pse po sul.mohemi tash është pikërisht suksesi i Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:54 / 30 November 2024

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas sulmit në Ibër Lepenc, tha:“Unë s’i kam emrat e atyre që e kanë bërë shpërthimin në Ibër Lepenc, por unë e di një gjë se elementet të tilla kriminale, qofshin edhe zyrtarisht anëtarë të Mbrojtjes Civile e Brigadës Veriore, e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar”.

“Nuk do të kishte Brigadë Veriore e Mbrojtje Civile nëse nuk do ta kishin mbështetjen nga Beogradi zyrtar. I kemi shpallur organizata terroriste sepse kanë vepruar në territor të Kosovës. Individë mund të ketë ende, por ato banda në përgjithësi janë shporrur”.“Arsyeja pse Kosova duhet të përballet me këto sulme tash është pikërisht suksesi ynë, i cili po i çmend ata. Po të dështonte shteti i Kosovës nuk do të na i bënin këto”, tha kryeministri Kurti.