Lajme

Albin Kurti dhe opozita dallojnë si nata dhe dita

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:19 / 14 November 2022

-Nëse eventualisht mbahen zgjedhje të reja në Kosovë Albin Kurtit dhe VV-së do t’i jepet fitore të plotë, ndërsa opozitës ndoshta edhe asnjë vote.

-Ta kritikosh sot Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij është tradhtia, pafytyrësia dhe dhe mashtrimi më madh që opozita e sotme po ua bën Kosovës dhe votuesve të Kosovës brenda dhe jashtë saj, është mëkati më i madh që i bëhet Kosovës dhe popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Është tradhti, pofytyrësi dhe mashtrim, për vetë faktin se Albin Kurtui dhe Qeveria e tij, nga qeverisjet e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt trashiguan vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve, hajninë, korrupsionin dhe pasurimin milionësh të pasluftës.

Trashiguan dialogun skandaloz Kosovë-Serbi të shoqëruar me pazare të pista për copëtimin e Kosovës, trashiguan marrëveshje tejet të dëmshmë për Kosovën siç është Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, trashiguan faljen Malit të Zi të 8 mijë e 200 hektarëve bjeshkë të Kosovës, trashiguan Veriun e Kosovës me struktura paralele, me grupe e banda kriminale serbe dhe ruse, si edhe me kontrabandistë kriminelë, që tashmë si prush i zjartë i kanë mbetur në pëllëmbë të duarve Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij , si pasojë keqqeverisjeve, e papërgjgjegjësive dhe e tradhtive të qeverisjeve të derisotme.

Kërcënimet e Serbisë arma e fundit si qeni që leh e s’të kafshon

Serbia kriminale i ngjet një qeni që leh e nuk guxon të kafshon. Kështu duhet kuptuar e trajtuar Kosova kërcënimet e kriminelit Alksadnër Vuqiq dhe armatosjen e Serbisë kriminale.

Kërcënimet e Serbisë kriminale ngjasojnë me kërcënimet e kriminelit sllobodan Millosheviq, të cilat përfunduan me disfatën e Serbisë kriminale.

Unë me sytë e mij kam lexuar grafitet e shkruara asokohe në Beograd “ Koova ëhtë fshati i Serbisë do të gëzohemi të gjithë” (Kosovo je srpsko selo, bitçe vesello), “Në Kosovë do të ndodh toka e djegur” (Na Kosovu ima da gori opanak). Edhe mobilizimi i serbëve të Kosovës për të protestuar në Beograd në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, bëhej i njejtë siç po bëhet sot me serbët në Veri të Kosovës, dhe pas kësaj Serbia e përjetoi disfatën e merituardhe Kosova u bë shtet i pavarur e sovran.

Serbia kriminale e din mirë se Kosova sot e ka ushtrinë dhe policinë e vet të trajnuar nga NATO, e din se serbë të vërtetë në Sertbinë e sotme ka pak.

Për këtë arsye Serbia kriminale tashmë 20 vitë po blen me qindra femra shqiptare nga Shqipëri me nga 2000 euro për secilën për dhëndurët serbë, dhe tashmë këto qindra femra shqiptare nga Shqipëria në Serbi po lindin fëmijë surogatë, për ta përmirësuar Serbia natalitetin e ulët.

Serbisë kriminale po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshëvës dhe romët, i mbesin shumë pak serbë të pastër.

Serbia kriminale nëpërmjet Edi Ramë tradhtarit anti shqiptarit po bën të pamundurën që nëpërmjet “Ballkani i Hapur”, apo nëpërmjet pazareve të fshehta që në kamuflim me biznesmenët arabë dhe nëpërmjet vëllëzërve serbë Kariq, ta shtijë në dorë Portin e Durrësit, për tu bërë Serbia me bregdet dhe supershtet i Ballkanit.

Shqiptarët në Ballkan, llogaritur edhe më shumë se 6 milionë shqiptarë sa janë bërë derisot nga deportimi i tyre me forcë në Turqi, arrijnë totalin prej afër 15 milionë shqiptarë, gjë që e ka tmerruar së tepërmi Serbinë.

Kërcënimet dhe arrogabca janë e vetmja mundësi dhe i vetmi mjet që Serbia kriminale shpreson të përfitojë nga Kosova.

Prania e bazës ushtarake BONSTEELL në Kosovë, tregon sesa janë të rëndësishëm partnerët perëndimorë për Kosovën, aqë edhe Kosova është e rëndësishme për ta.

Kjo logjikë e shëndoshë dhe e saktë është përgjigja më e mirë për Serbinë kriminale, për Edi Ramë tradhtarin dhe për tërë opozitën e papërgjegjshme brenda Kosovës.

Ëndërat e opozitës për ta rrëzuar Albin Kurtin

Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi këtyre ditëve duke paralajmëruar vizitat e tyre në Bruksel dhe SHBA, i shtuan deklaratat e tyre kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.

Lumir Abdixhiku- Kryetari i LDKsë, më 12 nëntor 2022, deklaroi se, “ Politika e Albin Kurtit është naïve, dhe si e tillë e gabuar për Kosovën, sepse po e çon Kosovën në një situatë të rrëzikshme. Politika e Albin Kurtit është e keqe për Kosovën dhe e dëmshme. Kosova karënë në Kalanë e Serbisë”.

O Lumir Ambixhiku, mos e mashtro veten dhe votuesit e Kosovës me gjepura, se ti dhe LDK-jas jote jeni me kilonetra larg Albin Kurtit për ta qeverisur Kosovën. Në dialogun Kosovë-Serbi fusnotën Kosovë ia vendosi Edita Tahiri e LDK-sw, e jo Albin Kurti. Marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe, e nënshkroi Isa Mustafa akademiku munafiku i LDK-së, i cili e fshiu frymën rugoviane nga LDK-ja , që për karierë të sëmurë personale bëri koalicion qeverisës me PDK-në, dhe e harroi tërësisht zbardhjen e vrasjeve tinzore të aktivistëve të LDK-së gjatë dhe pas luftës. E ti zotrote e bëre Isa Mustafë tradhtarin kryetar nderi të LDK-së.

Skender Hyseni, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti nga LDFK-ja fotografoheshin dhe krekoseshin me pro serbin Richard Grenelin teveqelin.

Memli Krasniqi- Kryetari i PDK-së, më 13 nëntor 2022, deklaroi se, “ Nëse Albin Kurti jep dorëheqje PDK, është e gathme ta udhëheqën shtetin. Albin Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje. Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me prtnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”.

O Memli Krasniqi, mos e lodh veten të mendosh se ti dhe PDK-ja jote nuk mund të vini në pushtet edhe pas më shumë se një dekade, pa u distancuar ti dhe PDK-ja nga tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku e të tjerët si këta që e përgatiten copëtimine Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet, por edhe nëse mbahen zgjedhje të reja, votuesit e Kosovës e kuptuan mashtrimin t’uaj dhe tërë do tia japing Albin Kurtit e VV-së, mbnrojtëve dhe shpëtimtarëve të Kosovës.

PDK-ja nuk mund të arrijë ta udheheqën Kosovën duke e patur mendjen te Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët përveç që e tradhtuan dhe e vodhen Kosovën, i degraduan skajshmërisht prokurorinë dhe gjykatat në Kosovë, e tani taksapaguaesit e Kosovës janë të detyruar të paguajnë miliona euro për mbrojtësit e tyre të shumte e të shtrnjetë për vepra të tyre penelae individuale.

O Memli Krasniqi, ëndëroni sa të doni, por pa u distancuar nga klika e Hasghim Thaçit mos shpresoni se mund të vini sërish në pushtet.

Ramush Haradinaj- Kryetrri i AAK-së, po e vazhdon vrerin e tij kundër Kryeministrit Albin Kurti. Tani edhe me paralajmërimin për interpelancë në Parlamentin e Kosovës për rrëzimin e e Qeverisë së Albin Kurtit.

O Ramush Haradinaj, harroje se ke autoritet dhe fuqi që ta rrëzosh Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, me tërë ato akuza që të rëndojnë mbi shpinë. Akuza për vrasjen e vëllëzërve Musaj, akuza për korrupsion dhe pasurim milionësh pas luftës, për bashkëpunim me kapobandot bandat serbe në Veri të kosovës, për faljen Malit të Zi të 8 mijë e 200 hektarëve bjeshkë të Kosovës, për akuzat që t’i bën Raporti i Inteligjemcës së KFOR-it amerikan, Raporti i Inteligjencës së NATO-s dhe “Freedomn House”.

Prandaj ri e priti veprimet e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. dhe prite momerntin kur do të përballesh edhe me ligjet e Kosovës për keqqeverisjen tënde.

Albin Kurtri dhe Qeveria e tij janë i vetmi uragan dhe tsunami dhe e vetmja fortesë dhe mburojë për një Kosovë të lirë, të pavarur e sovrane.

Opozita e sotme në Kosovë, u tregua dhe u dëshmua armike kryesorë mbrenda dhe jashtë Kosovës, edhe në këto çaste të rëndësishme dhe vendimtare që Albin Kurti dhe Qeveria e tij i bëjnë për shtrirjen e sovranitetit në Veri të Kosovës.

Intelektualiteti, ndersheria, zotësia, guximi dhe sakrifica e Kryreministrit Albin Kurti për mbrojtjen e të drejtës dhe të së vërtetës për Kosovën, janë tipare që nuk i ka as për së afërmi asnjë drejtues i opozitës së sotme në Kosovë.

Albin Kurti nuk ka kryer vëllavrasje për pushtet, nuk ka kryer tradhti, nuk ka kryer hajni dhe nuk është milioner i pas luftës në Kosovë.

Presionet që po i bëhen Albin Kurtit nga opozita e sotme në Kosovë që të dorëhiqet nga pushteti, janë dëshmi e qëllimeve dhe e pazarevë të ndyra e tradhtare të opozitës së sotme brenda dhe jashtë Kosovës për të ardhur sërish në pushtet.

Shqiptarët paqedashës nuk duhet ta mbështesin tradhtinë

Tradhtia, vëllavrasja, hajnia dhe mashtrimi janë tri vetitë më poshtëruese dhe më të dëmshmë në jetën e njeriut dhe përbëjnë vulën e pashlyeshme që njeriu ia vë vetees si individ i mirë apo I keq për familjen , shoërinë dhe për kombin që i takon.

Kombi shqiptar me fisnikërinë, zemërgjerësinë, besën, bujarinë, besnikërinë dhe trimërinë që ka, dallohet nga tërë kombet dhe popujt e tjerë.

Gruri paraqet kuptimin e bukës, të begatisë dhe të nderit, ndërsa egjri paraqet barin e keq që e dëmton dhe e prish cilësinë dhe shijen e grurit, shijen e bukës së bekuar.

Edhe kombi shqiptar ngjashëm si gruri me egjrin, gjithnjë më mësin e tij ka patur edhe njërëz pa moral dhe pa karakter kombëtar e njerëzor shqiptar.

Tradhtarët, vëllavrasësit, hajnat dhe mashtruesit, të cilët me veprimet e tyre të liga historiklisht, por edhe sot e kësaj dite, janë ata të cilët po e njollosin dhe po e dëmtojnë së tepërmi kombin shqiptar për të ecur para në të gjitha fushat e jetës drejt lumturisë.

Tradhtia, vëllavrasjet, hajnia dhe mashtrimi në Kosovë gjatë 23 viteve, që kur Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj , janë shëmbulli më i mirë kësaj të keqeje kombnëtare mbarë shqiptare.

SHBA-të dhe BE-ja gabojnë rëndë duke e favorizuar Serbinë kriminale, me kërkesat që po ia bëjnë Kosovës viktimë për lëahime e kompromisë.

T’i kërkosh Kosovës të mos i respektojë ligjet dhe Kuishtetutën e saj, don të thotë që Kosova të mos ketë shtet, demokraci dh autoritet.

SHBA-të dhe BE-ja kanë mundësi tjera për ta detyruar Serbinë kriminale të shkëputet nga Rusia, e jo nëpërmjet Kosovës viktimë.

Kosova është duke e ndjekur politikën paqedashëse pro perëndimore në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës demokratike të saj.

Serbët në Veri të Kosovës duhet të disiplinohen dhe jo të lazdrohen dhe tërbohen. Këtë presion duhet ta ushtrojnë edhe ndërkombëtarët ndaj Serbisë kriminale, e cila këtë pakicë serbe e ka indoktrinuar dhe po e përdor për shtrijen e ndikimit hegjemonist të Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë e në Ballkan.