Lajme

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë korrekt dhe besnik në të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit të saj.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 12 August 2024

NGA: REXHEP TORTE

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë korrektë dhe besnikë në të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit tësaj.

Në vend që të snasionohet e kritikohet Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit është dashur të sanksionohen Ketrin Eshton, Fredrika Mogherinim Johanes Hahn, Joseph Borrell nga BE-ja, si edhe Barak Obama e Donalt Trump-ish pesidentë të SHBA-ve për qasjen e tyre të gabuar ndaj Kosovës, pastaj John Bolton, Richard Grenel, Mathew Palmer, Antony Blinken Gabriel Escobar dhe ambasadorët e QUINT-it për tërë shantazhet dhe obstruksionet që ia kanë bërë dje, apo po ia bëjnë sot Kosovës viktimë, karshi Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, që janë favorizuar dhe që po favorizohen aktualisht nga tërë të sipër theksuarit.

Nga sa u tha më sipër me këto argumente as PDK, as LDK dhe as AAK, pa u reformuar dhe pa u distancuar nga e lkaluara dhe nga udhëheqësit e saj tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, vrasës të gazetarëve për fjalën e vërtetë, pa u distancuar nga hajnat multi milionëshe, nuk kanë moral, dinjitet dhe kredibilitet që të vijnë sërish në pushtet e ta qeverisin e udhëheqin Kosovën heroike dhe kreshnike.