Lajme

Albin Kurti: Ka kaluar koha kur presidenti serb ka pasur ndikim në punët e brendshme të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:34 / 4 October 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se kritikat ndërkombëtare për trajtimin e qeverisë ndaj pakicës serbe ishin të tepruara.

Ky koment i Kurtit, sipas “Bloomberg”, ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë, të cilët kanë bërë thirrje për përmbajtje, transmeton IndeksOnline.

Lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.

“Ata janë shumë të shqetësuar”, tha Kurti për “Bloomberg” në një intervistë në Varshavë të mërkurën.

“Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzim të mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”.

Kosova veriore është shtëpia e komunitetit më të madh serb të mbetur pas luftës së viteve 1998-99, në Kosovë.

Kurti mbrojti veprimet e tij , duke i konsideruar “të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin në veriun e ndarë prej kohësh”. Ai këmbënguli gjithashtu se hapat janë të nevojshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.

“Përshtypja ime është se, pikërisht për shkak se jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, deklaroi kryeministri.

“Vuçiq dështoi, dhe tani ai dëshiron që ne të paguajmë për dështimin e tij”, tha Kurti, duke shtuar se koha kur presidenti serb ka pasur ndikim në punët e brendshme të Kosovës ka kaluar .

Për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar pranë manastirit.

Ai i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Do të duhej të ndodhte dje”, tha Kurti. “Unë besoj se është e mundur.”