Lajme

Albin Kurti mysafir i Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:38 / 29 October 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në darkën solemne të organizuar në Pallatin presidencial Élysée, në kuadër të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris.

Forumi i Paqes në Paris mbledh çdo vit liderë botërorë, përfaqësues institucionesh ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, me qëllim promovimin e dialogut, bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat globale.

Në këtë ngjarje prestigjioze, Kryeministri Kurti ishte ndër të ftuarit e veçantë të Presidentit Macron, duke përfaqësuar Kosovën në diskutimet për paqen, sigurinë dhe zhvillimin ndërkombëtar.