Opozita tradhtare në Kosovë PDK, LDK dhe AAK nuk e meriton asnjë votë nga votuesit në Kosovë.
Kjo për të vetmen arsye se këto parti opozitare aspak nuk janë shkëputur nga tradhtia, dhe aspak nuk janë reformuar dhe distancuar nga e kaluara e tyre me vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, me vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, nga e kaluara e tyre korruptive dhe e hajnisë duke u bërë multi milionerë të pasluftës në Kosovë.
Kjo për arsye se kjo opozitë gjatë qeverisjes së saj 20 vjeçare në Kosovë e dëmtoi dhe e katandisi Kosovën në të gjitha segmentet e jetës dhe në arenën ndërkombëtare.
Kjo për arsye kjo opozitë Kosovës i bëri tradhti të shumta edhe në dialogun Kosovë-Serbi në 11 vitet e kaluara.
Kjo për arsye edhe të premtimeve që kjo opozitë ia ka dhënë emisarëve, se nëse Albin Kurti nuk e themelon Asociacionin, ne na keni pranë që tët ndihmojmë.
Memli Krasniqi- kryetari i PDK-së, për asnjë milimetër nuk e reformoi PDK-në dhe nuk u distancua nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, e të ngjashëm si këta.
Vlora Çitaku, tradhtarja e Kosovës, më 20 Janar 2023, u mundua ta shpërlajë tradhtinë e saj edhe nëpërmjet deklaratës, citoj, se, “ Ambasadori Ëalker është njeriu i parë, pas prindërve të mi, që më ka besuar e dhënë përgjegjësi. Ai ka qenë eprori im i parë në vjeshtën e vitit 1998 kur pata filluar punën në Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Edhe pse atë botë shumë e re, as 18 vjeçe, ambasadori gjithmonë më ka trajtuar me respekt. Më ka mbrojtur dhe më ka mbështetur, më ka dhënë vetëbesim”.
Oj Vlora Çitaku kot e ke se nuk mund ta fshehësh, as me fotot që i ke nxjerrë si vogëlushe me dy gishta përpjetë, as me veshjen kombëtare e me çifteli, as me rrëfimet e djallëzore si përkthyese gjatë luftës me titull “Më ra t’fikt”.
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtojmë për të satën herë se Prof.Dr. Enver Bytyqi, analisti dhe studiuesi ynë i nderuar, më datë 20.10.2o21, botoi në “Bota Sot” opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”.
Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.
Matheë Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e bardhe si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq , “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”, shkruan veç tjerash Prof. Dr. Enver Bytyqi.
Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, për ta faktorizuar veten çdo ditë shet pallavra duke e kritikuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, por sot e kësaj dite nuk po i tregon opinionit mbarë shqiptar për tradhtinë në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Aleksandër Vuçiqin, dhe në bashkërendim me John Boltonin, Matheë Palmerin dhe Riçard Grenelin.
Lumir Abdixhiku- kryetari i LDK-së, për asnjë milimetër nuk u distancua nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu Avdullah Hoti, Edita Tahiti, Skënder Hyseni dhe të tjerë si këta, që nga LDK-ja e fshinë frymën rugoviane.
LDK-ja as njëherë nuk e ngriti zërin të zbardhen urdhërdhënësit dhe dorasit e vrasjeve të qindra aktivistëve të LDK-së, por përkundrazi Isa Mustafa për qëllime të tij karrieriste bëri koalicion më Hashim Thaçin dhe ia lënë Kosovës Asociacionin si kopilin te dera, duke mos i llogaritur aferat korruptivë dhe pasurimin e jashtëligjshëm.
Ramush Haradinaj- kryetari i AAK-së po ballafaqohet me akuza të shumta për keqqeverisje, korrupsion, pasurim të jashtëligjshëm milionësh dhe bashkëpunim me bandat kontrabandiste serbë në Veri të Kosovës.
Gabriel Escobarit, Joseph Borellit dhe Miroslav Lajçakut, planet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do t’u dalin dardhë me bisht, sepse Asociacioni do të thotë copëtim i Kosovës dhe kjo do të ishte tradhtia më e dhimbshme që mund t’i bëhet Kosovës të larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve, dhe mendoj se nuk ka bir nëne nga Kosova që të merr guximin për një hap të tillë.