Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.
Në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti ka theksuar se nuk i ka votat për president.
“U zotuam për komunikim dhe kontakte të drejtpërdrejta, që të hapim një kapitull të ri ndërmjet partive politike. E falënderova për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Tash na duhen dy të tretat për zgjedhjen e Presidentit. Ne si Vetëvendosje nuk kemi garuar me një kandidat për President gjatë zgjedhjeve. Poashtu as partitë opozitare. Duhet ta gjejmë një zgjidhje, e cila është ndërmjet këto tri forcave politike. Po isha mbrëmë në Prekaz. E kishim lënë të takoheshim me bacin Rifat. Por, për President, nuk kemi ndonjë favorizim, sepse mua më mungojnë edhe të paktën 14 vota. Nuk kam përafrim më shumë me LDK-në ose me PDK-në. Po flas për fakte objektive. Nëse ka marrëveshje me LDK-në, shkojmë te numri 81, ku nuk duhet të mungojë asnjë deputetë në sallë.” – tha ai.